Arsyet pse duhet të konsumoni arra çdo ditë

Arsyet pse duhet të konsumoni arra çdo ditë

Çfarë mund të ndodhë me lëkurën tuaj nëse konsumoni arra çdo ditë? Ja përfitimet që do të keni.

Konsumimi i vetëm gjysmë filxhani arra në ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të sjellë shumë përfitime për shëndetin tua.

Arrat janë të mbushura me vitamina dhe lëndë ushqyese thelbësore, gjë që i jep shkëlqim natyror lëkurës suaj. Ja avantazhet që do të keni nëse hani arra çdo ditë:

Mund të parandalojnë plakjen e parakohshme.
Arrat janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi, siç është ekspozimi në diell. Konsumimi i disa arrave në ditë mund të shmangë rrudhat në fytyrë dhe ta bëjë lëkurën të duket më e freskët dhe e shndritshme. Arrat janë gjithashtu të pasura me vitaminë B, e cila mund të zvogëlojë pigmentimin e lëkurës dhe të ndihmojë trupin të prodhojë qeliza të reja të lëkurës që janë të shëndetshme.

E mbajnë lëkurën të hidratuar.

Arrat ofrojnë yndyrna të shëndetshme omega-3 që ndihmon në balancimin e prodhimit të vajit, largimin e toksinave dhe bllokimin e lagështisë që i duhet lëkurës tuaj për të qëndruar e lëmuar dhe pa rrudha.

Mund të parandalojë puçrrat.
Yndyrnat e shëndetshme në arra ndihmojnë në zbutjen e acarimit të lëkurës dhe madje mund të trajtojnë sëmundje të caktuara të lëkurës, të tilla si dermatiti. Gjithashtu, arrat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, duke e ndihmuar lëkurën të qëndrojë me shkëlqim dhe pa akne.

Mund të zvogëlojë rrathët e errët poshtë syve.
Kur zgjoheni me rrathë të zinj poshtë syve, zakonisht merrni disa kuba akulli për të shpëtuar prej tyre. Arrat kanë vitaminë E, e cila zvogëlon rrathët e zinj postë syve.

I jep shkëlqim lëkurës suaj.
Ajo që hani ndikon në lëkurën tuaj dhe asnjë produkt kozmetik nuk do ta bëjë atë të duket e bukur nëse zorrët tuaja nuk marrin ushqim të shëndetshëm. Arrat nxisin prodhimin e baktereve të shëndetshme, të cilat janë shumë të rëndësishme për tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm. Kjo, nga ana tjetër, do të përmirësojë lëkurën tuaj nga brenda dhe jashtë, duke i dhënë më shumë shkëlqim.

Janë të mira për skalpin e kokës.
Antioksidantët dhe acidet yndyrore të shëndetshme që gjenden në arra mund të ndihmojnë në stimulimin e folikulave të flokëve, duke i bërë ata më të shkëlqyeshëm dhe voluminoz. Ngrënia e arrave gjithashtu mund ta bëjë lëkurën më të shëndetshme, gjë që do të mbajë larg zbokthin dhe ndjesinë e kruajtjes.

Lajme