Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin çerekfinal kundër Liverpoolit

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin çerekfinal kundër Liverpoolit

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin çerekfinale me Liverpoolin në fazën e Ligës së Kampionëve. Los Blancos janë nikoqir të The Reds për takimin e parë që luhet nesër (6 prill) nga ora 21:00 në stadiumin Alfredo Di Stefano.

Befasues është fakti se Zinedine Zidane kishte deklaruar se Hazard është rikuperuar dhe është i gatshëm, por si duket belgu nuk ia ka dalë të riaftësohet për këtë duel.

Sergio Ramos do të mungojë poashtu në këtë duel. Valverde është rikthyer dhe është një shtysë e madhe për Zidane, ndërsa Carvajal vazhdon të mungojë shkaku i lëndimit.

Mbrojtësit: Militao, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco, Arribas.

Sulmuesit: Benzema, Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Rodrygo.

Lajme