Gjykata merr një vendim për Kobrën

Gjykata merr një vendim për Kobrën

Policia e Kosovës ka arrestuar Dibran Hoxhën I njohur si “Kobra” pasi ishte përfshirë në përleshje në një lokal në një qendër tregtare në Prizren, meqë rast një person ka pësuar lëndime trupore.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizenit, Shaban Osmanollaj.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njërit nga të lënduarit i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa rasti është nën hetime.

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Dibran Hoxhës, i njohur në publik me nofkën “Kobra”, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Çfarë ka ndodhur?

Njoftimi i Gjykatës pa ndërhyrje:

“I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër – të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcënuese “çu dil jashtë se t’i derdhi trutë” dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë.

Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lëndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcënohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë revolte e godet me grusht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrëzimit në tokë e godet edhe me shqelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor”. /Prive.al

Lajme