“Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”: Afër dështimit që të zgjidhet Osmani presidente

“Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”: Afër dështimit që të zgjidhet Osmani presidente

Ka përfunduar përsëritja e rundit të parë për votimi, ndërsa nuk është arritur të zgjidhet presidenti i Kosovës, e kjo pikërisht sepse tre deputetët e LDK’së, Agim Veliu, Driton Selmanaj, e Avdullah Hoti, nuk po marrin pjesë në votimi.

Në momentin kur duhej të fillonte votimi, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca konstatoi prezencën e 82 deputetëve në sallë.

Në votim e parë kanë marrë pjesë 78 deputetë dhe jo 80 sa parashihet me Kushtetutë, që ka bërë të dështoj.

Ndërsa në përsëritjen e rundit e parë votuan 79 deputet e që bëri që të dështoi përsëri procesi për zgjedhjen e presidentit.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e Agim Veliu e Dritan Selamanj, ishin pikërisht ata që nuk morën pjesë as në përsëritjen e votimit për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.

Madje, Veliu me t’ju thirrur emri është parë duke u larguar nga salla.

Kjo nënkupton dështim edhe për herë të dytë që të arrihet kuorumi për të vazhduar me procedura të metutjeshme për ta zgjidhur presidentin e ri të Kosovës, e që pjesëmarrës në votim në rundin e parë duhet të jenë 80 deputet.

Glauk Konjufca ka thënë se Kuvendi shkon 30 minuta pauzë, me shpresën që në përsëritjen e tretë, deputetët e ‘rebeluar’ të LDK’së, të marrin pjesë në votim.

Lajme