Mëshira që gjendet në praktikën islame të therjes së kafshëve

Mëshira që gjendet në praktikën islame të therjes së kafshëve

Në kohën e festës së Kurban Bajramit (Eid el Ad’ha) jemi mësuar që shpesh të dëgjojmë akuza nga shoqatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, të cilat jo rrallë herë ftojnë që të braktiset therja Islame & tradicionale e kafshëve, po të njëjtat organizata e luftojnë po ashtu standardin Shechita i therjes që është praktikë rituale/fetare te hebrenjtë, duke pretenduar se këto metoda janë jonjerëzore dhe të dhunshme.

Këto nxitje me të madhe lindën pas fushatës dhe apelit që bëri Këshilli për ruajtjen dhe përkujdesjen e kafshëve në Angli FAWC, më 10 Qershor 2003 apeloi madje edhe te qeveria angleze që të parandalojë therjen e kafshës sipas metodës islame dhe çifute.

Islami ka lejuar therjen e një numri të caktuar të kafshëve, për ushqim, lloji i kafshëve është i caktuar, dhe i nënshtrohet normave të caktuara nga Allahu xh.sh. dhe si të tilla padyshim që janë më të mëshirshme, pasi janë të zgjedhura nga Krijuesi i krijesave, dhe Ai më së miri e di, se cila metodë është më e qëlluara.

Një prej studimeve më të famshme që janë bërë në këtë lëmi, është studimi i Rebecca Smith, anëtare e veterinarisë ndërkombëtare për kafshët “VIVA”. Rebecca në studimin e saj të metodës së therjes së kafshës pa ndjenja, në mënyrë të hollësishme vuri në dukje rrezikun dhe dhembshurinë e kafshëve të therura sipas metodës “pa ndjenja”, ngase ajo sqaroi se shumica e kafshëve që theren sipas metodës pa ndjenja apo metodës së trullosjes (përmes goditjes me mjete elektrike, gasit, elektrifikimit në ujë), u rikthehen ndjenja e tyre gjatë gjakderdhjes para vdekjes. Po ashtu ky asosacion VIVA jep dëshmi se përmes metodës se goditjes/trullosjes me mjete elektrike siç është pistoleta elektrike rreth 230,000 kafshë në Britani të Madhe trullosen ne mënyrë jo të duhur çdo vit.

Një praktikë e njohur si “pithing”, të cilat shpesh është pasuar me trullosje e që ishte praktikuar nga shumica e thertoreve, kishte rritur rrezikun nga përhapja e sëmundjes së Lopëve të çmendura, duke lejuar infektimin e trurit e pastaj për të arritur në pjesë të tjera të trupit të kafshës. Pithing u ndalua në Britani të Madhe në vitin 2002. Kjo metodë qëndronte në futjen e një mjeti të fortë në tru, duke paralizuar trupin nga goditja, e që kjo metodë jo rrallë përdoret ende në vendet e pazhvilluara.

Në vijim do prezantojmë një studim të kryer nga dy profesorë, studim cili u publikua në revistën el-Xhumuah, Profesorët Schultz dhe Hazim, “kryen një eksperiment për të krahasuar therjen islame të cilën shpesh disa nga këta individë e quajnë masakër humane. “Rezultatet e tyre të eksperimentimit u raportuan si më poshtë:

Metoda Islame:

1. Gjatë tre sekondave të parë pas therjes, EEG [elektroencefalografi] nuk kishte regjistruar asnjë ndryshim, duke treguar kështu se kafsha nuk ka ndier asnjë dhimbje gjatë ose menjëherë pas prerjes.

2. Pas tre sekondave tjerë EEG regjistroi një gjendje të thellë gjumi-pavetëdije. Kjo për shkak të sasisë së madhe të gjakut që u largua nga trupi.

3. Pas kësaj në total prej gjashtë sekondash, EEG regjistroi nivelin zero, duke mos treguar asnjë ndjenjë të dhimbjes.

4. Pasi impulset e trurit (EEG) kishin rënë në nivelin zero, zemra ishte ende duke rrahur, gjersa trupi ende kishe dridhje të muskujve me lëvizje të fuqishëm (e që është një veprim refleksivë i palcës kurrizore) duke e larguar në maksimum gjakun prej trupit.

Trullosja/Stunning:

1. Pas trullosjes me mjete te ndryshme kafshët në dukje ishin pa ndjenja, por shpejt pas trullosjes EEG tregoi dhimbje të forta menjëherë pas trullosjes goditëse,

2. Zemra e kafshëve për habi ndaloi duke pompuar gjak shumë më herët sesa ajo e therur në mënyrë islame, dhe rezultoi me mbetje të gjakut në mish.

Po ky studiues gjerman Schultz, profesor në Universitetin e Hanoverit, i cili pas shumë studimeve përfundoi me konkluzën se: dhimbja për shkak të goditjes cerebrale “trullosjes” nuk mund të krahasohet me therjen Islame/tradicionale e cila shumë më pak shkakton dhembje. Pastaj ai sqaroi se metoda e “therjes pa ndjenja” shkakton ndaljen e shpejtë të funksionimit të zemrës, e cila do të shpinte në largimin e gjakut që gjendet në mish, e që kështu do të bëhej pastrimi i mishit nga gjaku.

Një hulumtim i bërë në Universitetin e Bristolit ka treguar se pas trullosjes elektrike, kafshët mund të mos jenë në gjendje të ndiejnë dhimbje, megjithatë ato kanë ndjenja, dhe kanë periudha dhe përvoja të vetëdijes të plotë. Për më tepër, nuk ka asnjë dëshmi se humbja e vetëdijes është e menjëhershme, madje disa studiues sikurse neurofiziologisti Dr. Harold Hilman besojnë se trullosja është jashtëzakonisht metodë e dhimbshme, duke krahasuar me dënimin me rrymë të burgosurve, që është përdorur si metodë torture në disa vende diktatoriale, gjersa kafshët nuk mund ta shprehin këtë dhimbje duke qarë, bërtitur apo duke lëvizur pasi që goditja masive elektrike i paralizon ato.

Duhet të theksohet se e ashtuquajtura “therja humane” bazohet më shumë në aspektin ekonomik se sa në atë human. Qëllimi i “deklaruar” i metodës së trullosjes ka të bëjë që të shkaktohet një vdekje pa dhimbje për kafshën, e që në realitet lidhet me kohën e procesimit të linjave të prodhimit, që prodhimi të lëvizë me një ritëm më të shpejtë dhe efiqencë më të lartë për përfitimet e kompanive për përpunimin e mishit dhe të fitohet më shumë në peshë”.

Dijetarët muslimanë e kundërshtojnë trullosjen duke argumentuar se në rastet e goditjes me elektricitet kafsha mund të vdesë nga tronditja, e cila do të ishte e ngjashme me vdekjen nga një goditje e dhunshme e kafshës më pas do të klasifikohen e rrahur deri në vdekje e cila është e ndaluar në Islam.

Banjot elektrike të ujit që përdoren për shpendët, zogjtë mund të vdesin pjesërisht nga mbytja ose nga arresti kardiak, i cili do ti klasifikojë shpendët si Mejte (të vdekura). Kjo bën që mishi i tyre të jetë i ndaluar.

Dijetarët gjithashtu argumentojnë se përdorimi i gazrave kimike nuk duhet përdorur si metodë, pasi kjo do të jetë i ngjashëm me vdekje nga ngulfatja dhe kafsha do të klasifikohen të vdekura nga asfiksimi e që prapë e bën mishin të ndaluar.
Përgaditur nga: Armend I. Haxhiu

Lajme