Lutja qe bente Profeti alejhi selam para se te flitne dhe kur zgjohej nga gjumi

Lutja qe bente Profeti alejhi selam para se te flitne dhe kur zgjohej nga gjumi

Udhëzimi i tij Profetit alejhi selam kur flinte dhe ngrihej nga gjumi:

-Ai kur shtrihej për të fjetur, thoshte: “bismike Allahumme ahja ue emuut”.

Dhe “kur shtrihej në shtratin e tij tij çdo natë i bashkonte dy pëllëmbët e tij, pastaj frynte lehtë në to dhe lexonte ‘Kul huvAllahu ehad’, ‘Kul eudhu bi Rabbil-Felek’ dhe ‘Kul eudhu bi Rabbin-Na’. Pastaj me to fërkonte sa të mundte prej trupit të tij duke filluar prej kokës, fytyrës dhe pjesës së përparme të trupit. Këtë veprim e bënte tri herë”.

Po ashtu “Kur donte të flinte e vendoste dorën e tij të djathtë poshtë faqes së djathtë dhe thoshte ‘Allahumme kinni adhaabeke jeume tebathu ibaadeke’ tri herë”.

Kur zgjohej nga gjumi thoshte: “Elhamdulilahi el-ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin-nushuur”. Pastaj përdorte misvakun për pastrimin e dhëmbëve.

-Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem flinte në fillim të natës dhe ngrihej në fundin e saj për të adhuruar Allahun. Kishte raste që qëndronte zgjuar në fillim të natës për nevojat dhe dobitë e muslimanëve.

-Atij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i flinin sytë por jo zemra e tij.

-Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur flinte nuk e zgjonte njëri derisa të zgjohej vetë.

“Përmbledhje e dobishme mbi jetën e Profetit të Përzgjedhur sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tiparet dhe virtytet e tij”

Shkroi: Shejh Hejthem Serhan (Allahu e ruajtte!)
Unejs Sheme

Lajme