Familja Hoti falë familjen e shoferit që goditi me veturë 4-vjeçarin në Malishevë (Video)

Familja Hoti falë familjen e shoferit që goditi me veturë 4-vjeçarin në Malishevë (Video)

Familja e 4-vjeçarit që vdiç para dy dite pasi u aksidentua nga një makinë, ia ka zgjatur dorën e pajtimit familjes së personit i cili goditi fëmijën, shkruan TV Malisheva.

Ky akt human erdhi dje para varrimit të fëmijës, ku familja Hoti nga Carralluka dhe familja Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës, nuk lanë vend për llogari të hapura hakmarrëse, mes tyre.

Falja e gjakut dhe rasteve tjera të ngjashme janë karakteristikë e banorëve të Malishevës.

Kujtojmë se fëmija 4-vjeçar u aksidentua nga një makinë në Carrallukë të Malishevës, teksa po ngiste biçikletën, ndërsa varrimi i të ndjerit u bë dje. /TV Malisheva

Lajme