Haradinaj pyet Kurtin dhe VV-në: Çfarë zori keni, ku po ju dhemb?

Haradinaj pyet Kurtin dhe VV-në: Çfarë zori keni, ku po ju dhemb?

Deputeti i AAK’së në Kuvend, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se cfarë zori kanë që po e sjellin këtë ligj në këtë formë për ta kaluar në Kuvend.

“Sot kemi mbajtur një mbledhje të Qeverisë ku mund të merreshin vendime të rëndësishme për energjinë. Sot kemi mundur të thirrim seancë për shumë tema tjera, sidomos për pandeminë”, u shpreh Haradinaj, transmeton lajmi.net.

“Unë e kam një pyetje për Kurtin dhe për ju, a mundeni mem tregu çfarë zori keni që e po sjellni këtë ligj të premten natën e jo në një ditë tjetër. Ku po ju dhemb, nëse e keni një zor na tregoni dhe do t’ju ndihmoj. Ju e dini se duhet të ketë një akordim mes pozitës dhe opozitës për reforma të tilla”, shtoi Haradinaj.

“Ne kundërshtojmë këtë mënyrë të punës por ju sigurojmë se dëshirojmë të jemi jo vetëm me diasporën por të gjithë bvashkëkombësit tanë që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Lajme