Nga VV thonë se seanca për presidentin mund të mbahet me këtë datë

Nga VV thonë se seanca për presidentin mund të mbahet me këtë datë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci tha se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet shumë shpejt.

Bajqinovci tha se fillimisht duhet të kompletohet Kuvendi, më pas shumë shpejt do të caktohet seanca për postin e Presidentit.

Ai tha se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet javën e ardhshme.

“Të paktën me aq sa e di unë jo nesër. Unë besoj që në ditët në vazhdim shumë shpejt do ta kemi seancën për zgjedhjen e presidentit. Mund të themi edhe javën e ardhshme,. Zakonisht seancat janë të martën ose të enjten. Mund të ketë seanca javën tjetër për zgjedhjen e presidentit. Nuk ka të konfirmuar asgjë, por pritet shumë shpejt të vendoset për këtë çështje”, tha Bajçinovci në Click.

Lajme