Loco: “Nuk e dija se Sindi mban varësen që i dhurova unë”, shikoni reagimin në studio

Loco: “Nuk e dija se Sindi mban varësen që i dhurova unë”, shikoni reagimin në studio

Loco pas Teas ka folur edhe për komunikimin e tij me Sindin

Në Express Rozë Loco ka qenë paksa më i emocionuar kur ka folur për Sindin pasi që ajo ende e ruante një varëse që ky i fundit ia kishte dhuruara.
“Tash pas largimit komunikoj më rrallë. Tashi, pas largimit nga aty sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë me duket se shkëputem nga personazhet”, ka thënë fillimisht Loco.

“Disi edhe inatet që kam pasur aty, fillojnë të zbuten! Edhe pëlqimet që kam pasur aty, fillojnë të zbutën! Normalisht, sepse e ke në distancë njeriun kurse në emision shikoheshim për ditë!”.

Megjithatë, atij nuk i vjen mirë për deklaratat e Sindit për Muratin që janë dhënë në Për’puthen.

Kur është pyetur për varësen Loco është befasuar.

“Çuditërisht, këtë nuk e paskam vënë re. Por, po me pelqejka!”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Lajme