KJO NUK PRITEJ – PDK E AAK “Bashkë” Kundër Vjosa Osmanit Presidente:”Shkojmë Në Zgjedhje Prap”

KJO NUK PRITEJ – PDK E AAK “Bashkë” Kundër Vjosa Osmanit Presidente:”Shkojmë Në Zgjedhje Prap”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për çështjen e Presidentit.Ajo ka thënë se nuk mendon që ndonjë deputet i PDK-së do ta votojë Vjosa Osmanin.‘’Të gjithë janë të lirë të votojnë, unë po them për vete që edhe nëse e gjithë PDK-ja e voton Vjosa Osmanin, Ganimete Musliu nuk do ta votojë.

Të gjithë janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por unë nuk mendoj që ndonjë deputet i PDK-së e voton Vjosa Osmanin për Presidente…Ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të reja, jo vetëm tash por kurdo që ata duan.

PDK-ja nuk është këtu për të krijuar institucione, ne jemi opozitë, qytetarët e kanë shpallur fituese Vetëvendosjen andaj përgjegjësia iu takon atyre’’, ka thënë Musliu në T7.

Në anën tjetër, Ardian Gjini nga AAK gjithashtu ka deklaruar se partia ku ai bën pjesë nuk do të votojë dhe as nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente.

“Partia fituese mund ta bëjë qeverinë qartë, por i duhen vota për Presidentin dhe në këto rrethana partia fituese duhet të gjejë mënyrë për t’i gjetur votat që i mungojnë sepse nuk i ka fituar krejt, nuk e ka fituar të drejtën për ta zgjedhur presidentit.

Qëndrimi në sallë nënkupton votë për presidentin dhe AAK nuk ka votë të tillë”, ka thënë Gjini në Klan Kosova.

Kujtojmë se Vjosa Osmani sot është takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, por pas takimit nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për sigurimin e votave të nevojshme për Osmanin që të bëhet Presidente.

Tema e Vjosa Osmanit per tu bere Presidente sa vjene e nxehet me shume pasiqe nga opozita po deklarohen qe nuk e votojne.

Lajme