Foshnja i zgjon në mes të natës me të qara dhe sapo nëna cohet rrëzohet pa ndjenja. Nuk do ta besoni se si ndodhi që vajza e vogël i shpëtoi jetën prindërve

Foshnja i zgjon në mes të natës me të qara dhe sapo nëna cohet rrëzohet pa ndjenja. Nuk do ta besoni se si ndodhi që vajza e vogël i shpëtoi jetën prindërve

Ashtu si shumica e prindërve, një çift në Kanada, dëshironte që fëmija i tyre të flinte gjatë natës. Në këtë natë të veçantë, ishin të qarat e foshnjës që shpëtoi të gjithë familjen.

Rreth orës 3 të mëngjesit vajza e tyre po qante dhe mamaja shpjegoi: “Unë u përpoqa të ikja për në dhomën e saj, por vetëm pak hapa bëra para se të bija në tokë dhe nga zhurma ime u zgjua im shoq. Ne të dy kishim marrje mendsh, dhimbje koke, sytë po na digjnin, dhe nuk dinin se çfarë po ndodhte”.

Ata kuptuan se ata duhej të dilnin menjëherë jashtë shtëpisë. Kur gruaja mori fëmijën lart, i filluan të vjella. “Në të njëjtin moment, një nga macet erdhi në këmbët e mia dhe ra ne toke, dhe kuptova se diçka ishte mjaft serioze, “tha ajo. Menjëherë morën foshnjen e tyre edhe u larguan për në spital.

Më vonë do të mësonin se furra e tyre kishte rrjedhje të monoksidit të karbonit sepse shtëpia e tyre 26-vjeçare nuk kishte detektorë të gazit për të zbuluar rrjedhjet. Për fat të mirë, fëmija i shpëtoi ata.

Ata japin një mesazh: “Mos e lini shtëpinë pa detektorë zjarri, duhet ta bëni sot – sepse nesër mund të jetë tepër vonë.”

Lajme