Milazim Krasniqi: Albin, Nëse e bën këtë punë, do të jetë punë e madhe për historinë e Kosovës

Milazim Krasniqi: Albin, Nëse e bën këtë punë, do të jetë punë e madhe për historinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës së fushatës kishte premtuar se nëse vijnë në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme, qeveria e tij do ta padisë Serbinë për gjenocid.

“Gjatë qeverisjes tonë në pranverën 2020, ne patëm nisur diskutimin e brendshëm për procesin e padisë së Serbisë në GjND për gjenocid, por puna na u ndërpre. Me rikthimin tonë do ta vazhdojmë dhe do ta dërgojmë deri në fund atë që kemi nisur”, kishte deklaruar Albin Kurti.

E profesori universitar, Milazim Krasniqi, në faqen e tij në facebook ka shkruar se nëse e bën një gjë të tillë Kurti, atëherë kjo do të jetë një punë e madhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

“Unë e përkrahë plotësisht pikën e programit të kryeministrit Kurti, për ngritjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë. Nëse e realizon atë pikë të programit, do të bëjë punë të madhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Të gjithë pararendësit e tij e kanë injoruar ose e kanë keqpërdorë këtë çështje. Ndërsa, kjo padi do të ndikonte edhe mbi dialogun dhe mbi marrëveshjen finale, duke e detyruar Serbinë të kalojë në defansivë”, ka shkruar profesor Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Lajme