Ky është Zyrtari Gjerman që po dridh Serbinë e Vuçiqin!

Ky është Zyrtari Gjerman që po dridh Serbinë e Vuçiqin!

Hoferer: Vuçiq të hetohet për rolin e tij si ministër i Informacionit gjatë luftës në Kosovë
Kryetari i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetari federal i Rinisë Paneuropiane në Gjermani, Christian Hoferer, ka thënë se nuk është i befasuar që president serb Aleksandar Vuçiq, e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Hoferer ka thënë se veprimet si ai i Vuçiqit, që e publikoi hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, janë jo produktive për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai shtron pyetjen se a është Serbia e interesuar vërtetë për dialog serioz me Kosovën.“Veprime të tilla janë joproduktive për dialogun Kosovë-Serbi. Ato ngrenë pyetjen nëse qeveria serbe është vërtet e interesuar për një dialog serioz me Kosovën”, ka thënë Hoferer.

Sipas tij, nuk është befasi që Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj.
Ndërsa, sa i përket presidentit serb Aleksandar Vuçiq, zyrtari gjerman ka kërkuar hetim ndërkombëtar, i cili do ta shqyrtonte rolin e tij në kohën e luftës në Kosovë.

“Që qeveria serbe të ketë mendimin se Kosova është pjesë e Serbisë, në vetvete nuk është befasi. Kjo është ajo që thotë kushtetuta serbe. Sa i përket Vuçiqit, do të ishte e përshtatshme që një hetim ndërkombëtar të shqyrtonte rolin e tij në kohën e luftës. Mbi të gjitha, ai ishte Ministër i Informacionit nën Millosheviçin nga viti 1998 deri në 2000”, ka deklaruar Christian Hoferer për “Bota sot”.

(Intervistën e plotë me Christian Hoferer mund ta lexoni sot në gazetën kombëtare “Bota sot” – online)

Lajme