Ilaçi që kemi të gjithë në shtëpi në mënyrë efektive zgjidh problemin e kariesit

Ilaçi që kemi të gjithë në shtëpi në mënyrë efektive zgjidh problemin e kariesit

Sipas një studimi, aspirina mund të shërojë prishjen e dhëmbëve pa trajtim shtesë dentar

Aspirina më e zakonshme mund të inkurajojë vetëriparimin e dhëmbëve, thuhet në hulumtim, transmeton Telegrafi.

Ilaçi, i cili është i qasshëm për të gjithë, ndihmon strukturën e dhëmbit të dëmtuar nga kariesi dhe fillon procesin e vetëshërimit, thuhet në hulumtimin e Universitetit të Belfastit.

Ekziston një potencial i madh për të ndryshuar qasjen në një nga sfidat më të mëdha dentare të sotme.

Rezultatet treguan se konsumimi i aspirinës nxit vetëshërimin e dhëmbëve.
Ky lloj i trajtimit jo vetëm që mund të zgjasë jetën e dhëmbëve, por gjithashtu të inkurajojë kursime të mëdha në stomatologji – thotë dr. El Karim.

Kërkimet tregojnë se doza të vogla të aspirinës “rrisin ndjeshëm” riparimin e mineraleve që sigurojnë forcë dhe funksionim të dhëmbëve.

Gjithashtu, aspirina stimulon qelizat burimore të dhëmbit për të rigjeneruar strukturën e tij. /Telegrafi/

Lajme