Nese ben keto 3 vepra do ta kuptosh qe kjo bote nuk vlen as sa flatrat e mushkonjes

Nese ben keto 3 vepra do ta kuptosh qe kjo bote nuk vlen as sa flatrat e mushkonjes

Te keshilloj!

-Vizito nje te semure.

-Merr pjese ne percjelljen e xhenazes.

-Vizitoi varrezat…

Dhe ke per te pare se kjo bote nuk vlen asgje.

Lexoje fjalen e te Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nese dynjaja do kishte vlere tek Allahu sa nje flater mushkonje, jobesimtari nuk do te pinte prej saj as edhe nje gllenjke uje”. Shenon Tirmidhiu dhe e ka saktesuar Shejh Albani.

Pas kesaj, a ia vlen te behesh ‘rob’ i saj dhe te harrosh Krijuesin tend dhe shkakun e krijimit?

“Si eshte puna me ju? Si po gjykoni keshtu?!” El-Kalem: 36

Iben El-Xheuzij (Allahu e meshirofte!) ne “Et-Tedhkirah” (1/169) ka thene: Nese deshiron te shohesh ne veten tende (se çfare je), atehere merr nje grusht dhe’, sepse ti:

-nga ai je krijuar,

-ne te do kthehesh

-dhe prej tij do te dalesh.

Unejs Sheme

Lajme