Cilat Janë Pesë Gjërat Që Pejgamberi (Alejhi Selam) U Lut Që Mos T’i Përjetojmë..?!

Cilat Janë Pesë Gjërat Që Pejgamberi (Alejhi Selam) U Lut Që Mos T’i Përjetojmë..?!

Cilat janë pesë gjërat që Pejgamberi a.s. u lut që mos t’i përjetojmë?

Abdullah ibnu Umer ka thënë: Profeti a.s. na është drejtuar me këto fjalë: “O muhaxhirë! Nëse sprovoheni me pesë gjëra, e lus Allahun që t’ju ruajë nga e keqja e tyre:– Nëse në një popull shfaqet imoraliteti haptazi, atëherë tek ata do të përhapen sëmundje ngjitëse dhe epidemike ndryshe nga lloji i ndëshkimit të popujve të mëparshëm.– Nëse peshojnë mangut në peshore, tek ta do të sundojë zija e bukës dhe padrejtësia e prijësit ndaj tyre.

Nëse nuk e japin zeqatin e obliguar, do të ndëshkohen me mos rënien qofte edhe të një pike shiu, e sikur mos të ishin kafshët nuk do të zbriste shi fare.– Nëse e prishin besën e Allahut dhe besën e profetit, Allahu do t’i ndëshkojë me sundimin e armikut ndaj tyre që do të marrë shumë gjëra që ata i posedojnë.– Nëse prijësit nuk gjykojnë sipas librit dhe asaj që ka zbritur Allahu, do të ndëshkohen me armiqsi ndërmjet veti.” (Ibn Maxhe)

Lajme