LAJMI FUNDIT: Filloi fshesa e parë nga qeveria Kurti, ja kush u shkarkua

LAJMI FUNDIT: Filloi fshesa e parë nga qeveria Kurti, ja kush u shkarkua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita Ardian Mehmetajn, u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm, të emëruar me vendim të ish-ministrit Armend Zemaj.

Në vend të tij, Vitia e ka emëruar ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqin, të cilin e kishte shkarkuar Zemaj pas themelimit të qeverisë Hoti.Në arsyetimin e vendimit, thuhet se arsyeja pse është pezulluar Bardiqi ka qenë përfundimi i procedurës disiplinore të iniciuar ndaj tij.

Ndërsa thuhet se deri sot nuk është inicuar, nuk është zhvilluar dhe nuk ka përfunduar procedura disiplinore ndaj të suspenduarit, pra Bardiqit.
Sipas ministrit Zemaj, sekretari Bardiqi ishte përgjegjës për monitorim jo të duhur të proceseve të brendshme në Ministri duke e arsyetuar vendimin e tij se në MSH ka pasur monitorim të dobët të procesit të prokurimit, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit, proceseve të parregullta të avancimeve e gradimeve brenda këtij institucioni.

Lajme