SubhanaAllah: Burri më tradhëton qe 3 vite, çka me bo?!

SubhanaAllah: Burri më tradhëton qe 3 vite, çka me bo?!

“Dhe mos iu bashkoni amoralitetit në martesë, ky është mëkat i ndyrë dhe rrugë e keqe!” (Israë, 32).

Tradhtia bashkëshortore është shprehje e dezorganizimit të personalitetit dhe krizës së thellë morale të njërit ose të dy partnerëve bashkëshortorë. Parakusht esencial për të, paraqet mungesa e ndërgjegjes si dhe sistemit të qëndrueshëm të vlerave etike, që formohen në proceset e identifikimit brenda familjes primare, në fëmijëri dhe gjatë periudhës së adoleshencës, para martesës.Shumë herë mashkulli dhe femra hyjnë në lidhjen martesore pa koshiencë substanciale për personalitetet e njëri tjetrit, të motivuar vetëm për të përmbushë nevojat e paplotësuara psikologjike nga fëmijëria e hershme. Martesa e këtillë, cilësohet me frustrime, pakënaqësi, dëshpërim dhe konflikte të vazhdueshme.Në këto rrethana, personalitetet narcisoide, me strukturë të dobët morale, të cilat para vetes, në shumicën e rasteve vendosin qëllime të paarritshme, që nuk janë në pajtim me mundësitë e tyre intelektuale, emocionale dhe sociale e sjellin veten në gjendje të frustrimit dhe të ankthit të vazhdueshëm duke dobësuar mekanizmat mbrojtës të Un-it ndaj shtytjeve epshore seksuale.

Tradhtisë bashkëshortore i paraprinë edhe humbja e dashurisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet burrit dhe gruas, të cilët martesën dhe njëri tjetrin e shfrytëzojnë për plotësimin e nevojave të natyrës trupore dhe materiale dhe jo për të ndërtuar qeniet e tyre shpirtërore në kuadër të martesës, si lidhje të shenjtë, që zhvillohet nën bekimin e Krijuesit.

Lajme