SEKRETET E AGJERIMIT TE PRANUAR

SEKRETET E AGJERIMIT TE PRANUAR

-Agjerimi eshte tri shkalle:

1. Agjerimi i pergjithshem i cili perfshine ndaljen nga ngrenja, pirja dhe marredheniet bashkeshortore;

2. Agjerimi i veqante i gjymtyreve i cili perfshine;

– Uljen e shikimit dhe ndalimi i shikimit te çdo gjeje qe eshte mekat dhe e urrejtur.
– Ruajtjen e gjuhes nga fjalet e pahijshme, genjeshtra, gibeti (pergojimi), thashethemet, nga fjalet amorale, te padobishme, te kota, nga grindja dhe polemikat e panevojshme;
– Ndalimi i degjimit nga çdo gje qe eshte e urrejtur sepse çdo gje qe eshte e ndaluar te flitiet, eshte e ndaluar edhe degjimi i saj;
– Ruajtja e gjymtyreve tjera siç jane duart dhe kembet nga mekatet dhe nga te urrejturat;
– Kujdesi per ushqim me te cilin bejme iftar qe te jete hallall e te mos jete haram sepse nese eshte i fituar ne menyre jo te lejuar dhe bejme iftar me ate ushqim atehere eshte sikurse shembulli i atij qe nderton nje pallat dhe rrenon nje shtet;
– Te jete zemra e agjeruesit pas iftarit e lidhur dhe e varur ndermjet frikes dhe shpreses sepse ai nuk e din a i eshte pranuar agjerimi apo i eshte refuzuar.

3. Agjerimi i veqante i zemres;
i cili perfshine agjerimin perkatesisht mos preukopimin e zemres dhe mendjes se agjeruesit me gjera te panevojshme dhe te ndaluara nga Allahu, por te jete zemra dhe mendimet e agjeruesit te angashuara se si te arrijne kenaqesine e Allahut dhe permes saj te fitojne shperblimet e Tij.
Nese agjeruesi mundohet dhe i realizon keto virtyte gjate agjerimit te Ramazanit, do te jete me larg prej grupit te njerezve te cilet i permende i Derguari i Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te), ku ka thene:
“Sa jane ata qe agjerojne e nga agjerimi i tyre nuk kane asgje, perveq urise dhe etjes” dhe do te jene me afer dy thenieve tjera: “Ai i cili e agjeron muajin e Ramazanit me besim dhe shpreson ne shperblimin i falen mekatet e meparme” (Transmeton Ahmedi) dhe “Ai i cili e agjeron nje dite ne rruge te Allahut, Allahu i Lartesuar ia largon (per kete dite) fytyren e tij nga zjarri shtatedhjete pranvera”.(Transmeton Ahmeti)

Lajme