Mos lejni të ju hikë “Kam shumë para, por nuk kam nënë”

Mos lejni të ju hikë “Kam shumë para, por nuk kam nënë”

(Tregim këshillues)‎

Ne ishim një familje shumë e varfër. Një ditë më ftuan shokët që të dalim për të pirë kafe. I ‎kërkova nënës para, por ajo vetëm ma hodhi një shikim, të cilin unë e di se çka do të thotë. ‎Vetëm u ktheva dhe shkova në dhomë i nervozuar duke e mallkuar varfërinë tonë. Pas pesë ‎minutash, e pashë nënën duke hyrë në dhomë me buzëqeshje në fytyrë dhe me para në ‎dorë. I thash shkurt: “Tani nuk kam nevojë!”
Në atë moment e kuptova se çka bëra. Në ‎fytyrën e saj më nuk kishte buzëqeshje, por shikim të pikëlluar. E kuptova se shumë e ‎lëndova. U mundova që të ‘nxirrem’, por pa dobi.‎

Më pastaj, u ngushëllova se ajo këtë do ta harrojë, se unë do të fitojë shumë para, dhe do ta ‎shpaguaj, që mos të jetë më e pikëlluar.‎

Po, pas shumë kohësh, unë bëra shumë para, por më nuk kam nënë! Saherë që e kujtoj atë ‎ndodhi dhe fytyrën e nënës në atë moment, i cili ma djeg zemrën, më vjen të bërtas me zë të ‎lartë!‎

Lajme