JA CILËT SHTETE PO FUTEN NË KARATIN

JA CILËT SHTETE PO FUTEN NË KARATIN

Nga 22 marsi, banorët e shumë shteteve evropiane duhet t’iu nënshtrohen testit të COVID-19 para se të hyjnë në territorin zviceran, si dhe një karantinë prej dhjetë ditësh, transmeton Gazeta Sinjali.

Në mesin e shteteve që janë shtuar në “listën e zezë” nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër, është edhe Kosova.

Përveç kësaj, listës iu janë shtuar edhe shumica e landeve austriake. Në riformulimin e ri të listës, në karantinë do të hynë landet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena, kurse landet: Salzburg, Kärnten, Steiermark dhe Austria e Poshtme vazhdojnë të mbesin në listë, shkruan orf.at. Këto janë shtetet e reja, banorët e të cilëve për të hyrë në Zvicër nga 22 marsi duhet të karantinohen: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria, Qipro dhe Kosova. Në Gjermani, rajoni i Thuringen, në Francë, rajoni i Korsika, në Itali, rajonet: Bazilika, Lazio dhe Veneto, në Austri rajonet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena.

Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë:

Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet në karantinë për dhjetë ditë. Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ./Gazeta Sinjali/

Lajme