Elvis Naçi tregon se si duhet të sillet burri ndaj gruas së tij!..

Elvis Naçi tregon se si duhet të sillet burri ndaj gruas së tij!..

Elvis Naçi tregon se si duhet të sillet burri ndaj gruas së tij!..

Të drejtat e grave përpara Islamit
Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartëthotë:

te drejtat e graveNe nuk të kemi dërguar ty, veç mëshirë për mbarë njerëzimin. (Kurani 21:108)Historia botërore është dëshmitare se para se të vinte Kurani, gruaja në çdo kulturë të botës, po shtypej nga mizoria dhe padrejtësia. Në Greqinë e lashtë, në Egjipt, Irak, Indi apo Kinë, në çdo cep të Tokës gratë ishin në shënjestër të dhunës dhe barbarisë, dhe askush nuk i dëgjonte hallet e tyre. Ato bliheshin si objekt kënaqësie e zbavitjejepër të plotësuar dëshirat epshore, dhe silleshin më keq se kafshët. Kultura arabe përfaqësonte dy prirje të kundërta.

Në një anë dominonin liria seksuale, përzierje të shfrenuara të meshkujve e femrave, pirja e alkoolit dhe shfaqje dëfryese, ndërsa në anën tjetër disa fise arabe e konsideronin gjininë femërore si njollë të turpshme për ta, prandaj i varrosnin për së gjalli vajzat e tyre të sapolindura. Poligamia nuk njihte asnjë kufi, dhe një mashkull mund të merrte për gra aq sa donte. Disa herë i biri trashëgonte të vejat e të atit dhe i konsideronte prona të tij, dhe nganjëherë i merrnin për gra edhe motrat biologjike. Gratë nuk merrnin asnjë hise në trashëgimi. Nëse dikujt nuk i lindte djalë, pronat e saj i përvetësonin vëllezërit, duke privuar atë dhe të gjitha vajzat e saj.

Në Indi, pas vdekjes së burrit, e veja digjej për së gjalli bashkë me trupin e bashkëshortit. Nëse dikush i shpëtonte një përfundimi të tillë, i ndalohej rreptësisht martesa e dytë, duke e quajtur një mëkat të rëndë. Ajo detyrohej të kalonte gjithë jetën në rroba të bardha, dhe përdorimi i rrobave me ngjyrë apo ndonjë zbukurimi nga ana e saj konsiderohej një shkelje e rëndë. Kultura indiane e trajtonte si mbathja e këmbëve. Disa doktrina fetare e konsideronin gruan si burimin e së keqes dhe derën e ligësisë, madje mishërimin e mëkatit.

Pra, gruaja nuk gëzonte asnjë pozitë të denjë pothuaj në të gjitha kulturat botërore. Ajo shikohej me përbuzje e përçmim, dhe i mohoheshin të drejtat shoqërore, ekonomike, politike madje edhe disa nga të drejtat themelore njerëzore. Ajo nuk mund të kryente lirisht shitblerje. Në fillim i duhej t’i nënshtrohej babait, pastaj bashkëshortit dhe në fund fëmijëve. Ajo nuk kishte vullnet të lirë, madje as të drejtën e protestës.

Ndonëse, në disa shoqëri gratë gëzonin edhe pozita të larta, por kjo përbënte situata shumë të veçanta.

O njerëz! Kini druajtje ndaj Zotit tuaj që ju krijoi prej një fryme të vetme dhe prej saj krijoi çiftin e saj dhe përmes atyre të dyve, përhapi shumë burra e gra. Kini druajtje ndaj Allahut (në emër të) të cilit ju i kërkoni njëri-tjetrit dhe ruani lidhjet farefisnore! Allahu pa dyshim është Mbikëqyrësi juaj. (en-Nisa 4:2)

Lajme