Arrihet marrëveshja e parë Kurti – Osmani, ja kush do të jetë kryeparlamentari i ri i Kosovës

Arrihet marrëveshja e parë Kurti – Osmani, ja kush do të jetë kryeparlamentari i ri i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit tashmë është në finalizim të ndarjes së posteve qeveritare dhe në legjislativ.

ndeksonline ka mësuar emrin e personit që do të jetë “shef” i Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për Glauk Konjufcën, i cili këtë post e kishte “shijuar” për një kohë të shkurtër, më 26 dhjetor 2019.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që më 22 mars të konstituohet Kuvendi i ri.

Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.

Në rend dite do të jenë:

1. Formimi i Komisionit per verifikimin e mandateve

2. Betimi i deputetëve

3. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Lajme