SubhanAllah Xhini tenton ta sulmoj imamin ne namaz! – (VIDEO)

SubhanAllah Xhini tenton ta sulmoj imamin ne namaz! – (VIDEO)

Ebu Davudi transmeton ndodhinë të cilën En-Neveviu në “Edh-kar”-in e tij thotë se është autentik, në të cilën Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerëz që mbanin një njeri të pranguar. I thanë se si mes veti kishin biseduar: “Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) është dërguar me ndonjë të mirë dhe të dobishme për njerëzit.” Mandej e pyetën për atë se a ka ndonjë send me të cilën (muslimanët) shërohen? (Ai më pastaj rrëfen): “I këndova rukje (disa pjesë nga Kur’ani) në formë të Fatihas derisa nuk u shërua. Ai më dhuroi njëqind dhenë. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmërova për këtë. Më pyeti: A lexo ve diç tjetër pos kësaj?” I thashë: “Jo!” Ai më tha: “Merre atë dhuratë. Mjerr për ate që ushqet prej rukjes jo të drejtë! Ti je ushqyer prej rukjes së drejtë”.
Kjo ndodhi transmetohet edhe në këtë version:
“I ka lexuar rukje tri ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, në formë të përsëritjes së Fatihas. Pasi ia lexonte suren, e mblidhte pështymën dhe e pështynte.Ibn Tejmije konsideron se xhinë hynë në trupin e njeriut, e ky është edhe mendim i ehlis-sunneti i cili pajtohet me konsensus për këtë çështje. Në njeriun shkaktojnë sar’ën dhe flasin në te me gjunë të cilën ai nuk mund ta kontrollojë. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë në transmetimin e Buhariut dhe Muslimit: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut nëpër enët e gjakut.”
Transmetohet se Ahmed in Hambeli, themelues i medhhebit hambelit, shëronte sar’an. Atij i është ankuar hafifja El-Mutevekili në rastin e vajzës-robëreshës së shokut të tij e cila kishte sëmundjen e sar’as. Imam Ahmedi i nxori nallet prej druri me rypa nga fletat e pallmës me të cilat merrte abdest dhe ia dha shokut të tij duke i thënë:
“Shkonë rezidencën e hafifes, ulu para kokës së robëreshë dhe i thuaj (xhinit që kishte hyrë në trupin e të sëmures): ‘Të ka dërguar Ahmedi këtë mesazh: A dëshiron të dalësh me dëshirë apo dëshiron të fitosh shtatëdhjetë goditje me këto nalle.”

Lajme