E tm errshme: Shikojeni se si dalin gjarpërinjtë prej një varri

E tm errshme: Shikojeni se si dalin gjarpërinjtë prej një varri

Nuk ishte prej atyre që falin Namazin! Ishim në një udhëtim për Dave në Jordani. Një ditë prej ditëve, falem namazin e xhumasë në një nga xhamiat e qytetit Zarka. Në këtë udhëtim ishin me ne edhe disa nxënësa dhe një dijetarë nga Kuvajti. Derisa ishim ulur në xhami dhe njerëzit ishin shpërnda, papritmas disa njerëz po hyjnë në xhami në formë jonormale dhe të trishtuar dhe duke thirrur: Ku është hoxha… ku është hoxha?

Erdhën tek hoxha, i cili ishte prej Kuvajti dhe i than: Hoxhë i nderuar, kemi një xhenaze, është djali i ri, vdiq sot në mëngjes në një aksident rrugor, e ne kur e hapem varrin e tij dhe e vendosem djalin në varr, papritmas na doli një gjarpër i madh aty, dhe ne ende nuk e kemi varrosur atë djalë, nuk dimë si t’ia bëjmë!

Rrefyesi i kësaj ngjarje thotë: U ngritëm sëbashku me hoxhën dhe shkuam deri tek varri, shikuam në varr dhe pamë gjarprin e madhe, i cili u rrotullonte në varrë, kokën e kishte brenda kurse bishtin jashta, sytë i kishte spikatur dhe i shikonte njerëzit.Hoxha tha: leni ketë varr, hapeni një varr tjetër!

Thotë treguesi i ndodhisë: Shkuam dhe hapem një varr tjetër, që largësia e varrit që e hapëm nga ai i të parit i kishte diku 100 metra. Filluam ta hapnim varrin tjetër, kur u afruam se përfunduari nga çelja prapë u shfaq po i njëjti gjarpër. Hoxha tha: shikoni varrin e parë! Shkuam tek varri i parë, kur përsëri gjarpri doli nga toka në varrin e parë.Në fund hoxha tha: Edhe nëse do të hapim varr të tretë dhe te katërt përsëri do të del ky gjarpër.

Nuk na mbet tjetër përveç të përpjekemi që ta nxjerrim jashtë nga varri.I sollën disa vegla që ta nxjerrnin dhe me ndihmen e Allahut arritëm që ta nxjerrim jashtë varrit. Pasiqë e nxorrën gjarprin, ai filloj të qëndrojë në buzë të varrit. Të gjithë njerëzit e shikonin atë, i kaploj frika kurse disave ju binte të fikët, që disa u desh të ndërhyje ndihma e parë për t’i shoqëruar deri në spital.

Erdhi policia dhe rrethoi vendin dhe ndaloi që dikush t’i afrohet varrit përveç dijetarëve dhe të afrimëve të vdekurit.Atëherë kur u soll xhenazja dhe e futën në varr, papritmas gjarpri që qëndronte buzë varrit lëvizi me një lëvizje aq të shpejte saqë çoi pluhur të madh, dhe u fut në varrin e djaloshit, ndërsa ata të cilët ishin ne varr duke e varrosur dolën nga frika e madhe.

Gjarpëri filloi ta rrotullojë dhe ta shtrëngojë trupin e të vdekurit. Filloj nga këmbët e tija derisa arriti tek koka. E shtërngonte aq shumë sa edhe eshtrat ia thyente. Thotë rrefyesi i kësaj ngjarje: Nuk mbeti asnjë njeri që nuk e dëgjoi zërin e eshtrave duke u thyer.Kur u qetësua situata dhe pluhuri filloi te bie, u afruam tek varri që të vështrojmë, pamë se djaloshin e kishte rrethuar gjarpëri, e ne nuk kishim mundesi të ndërmarrim diçka.

Hoxha tha: Mbulojeni varrin! Pastaj shkuam tek prindi i tij dhe e pyetem për jetën e djalit të tij.Babai i tij tha: Djali im ishte djalë i mirë, i edukuar me moral të lartë, i dëgjueshëm por e kishte një të metë: “Nuk ishte prej atyre qe falin Namazin”.

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga përfundimi keq.Vëlla i dashur dhe motër e nderuar : Kjo ngjarje duhet të jetë mësim për ata të cilët nuk e falin namazin dhe një stimulues që të pendohen e ti drejtohen Allahut, nga kjo vepër e keqe, para se të kaplojë dora e ashpër e melekut të vdekjes, e para se të thuash:

“O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin, Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!, Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!” [ez-Zumer:56-58]

Ndërsa përgjigja për ty do të jetë: “Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.”

Lajme