ALLAHU EKBER: Ndërron jetë në Gjilan ne xhami, gjatë namazit te sabahut!

ALLAHU EKBER: Ndërron jetë në Gjilan ne xhami, gjatë namazit te sabahut!

ALLAHU EKBER: Ndërron jetë në Gjilan ne xhami, gjatë namazit te sabahut! ..

633. Ebu Dherri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut alejhiselam ka thënë: “Më erdhi një i dërguar nga Zoti im dhe më përgëzoi (duke më thënë) se, kushdo nga pasardhësit e mi që vd, es duke mos i vënë në asnjë mënyrë shok Allahut në adhurim (duke adhuruar vetëm Allahun Një e të Vetëm), do të hyjë në Xhenet.”

E pyeta: “Edhe sikur ai të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur?” Ai (alejhiselam) më tha: “Edhe sikur të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur!” (1237)

› 634. Abdullahu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që vd, es duke adhuruar të tjerë përkrah me Allahun ose në vend të Allahut (në çdo mënyrë qoftë), do të hyjë në Zjarr.” Ndërsa unë thashë: “Kushdo që vd, es duke mos adhuruar askënd tjetër përkrah me Allahun ose në vend të Allahut, do të hyjë në Xhenet.” (1238)

› 635. Berau r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. na ka urdhëruar të bëjmë shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar:

1. Të ndjekim funeralin e xhenazes;
2. Të vizitojmë të sëmurin;
3. Të pranojmë dhe t’i përgjigjemi ftesës;
4. Të ndihmojmë të shtypurin që i shkelen të drejtat;
5. Të përmbushim betimin;
6. Të kthejmë përshëndetjen;
7. T’i përgjigjemi atij që teshtin (në qoftëse ky thotë: ‘El-hamdu lil-lah – Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, atëherë atij i thuhet,’ jerhamuk-Allah – Allahu të mëshiroftë7); dhe na ka ndaluar të përdorim enët e argjendit, të vëmë unazë floriri, të veshim rroba mëndafshi, dibaxh, kassij dhe istebrak (rroba nga lloje të ndryshme mëndafshi). (1239)

› 636. Kharixha Ibn Zejd tregon se Umm Alau r.a., një grua medinase, e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit a.s., i ka thënë: “Muhaxhirët (muslimanët e parë të shpërngulur nga Meka në Medine) u shpërndanë ndër ne me short dhe ne na ra Uthman Ibn Madh’un. Kështu, ne e morëm atë me ne në shtëpinë tonë. Më vonë ai vuajti nga një sëmundje prej së cilës edhe vdiq.

Pasi vdiq dhe pasi e lamë dhe e veshëm me qefinat e vet, erdhi i Dërguari i Allahut alejhiselam, ndërsa unë thashë, ‘Mëshira e Allahut qoftë mbi ty o Ebu Saib! Dëshmia ime për ty është se vërtet ty të ka nderuar Allahu!7 Pejgamberi alejhiselam

tha: “Ku e di ti se Allahu e ka nderuar atë?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! E kë tjetër të nderojë Allahu?” Pejgamberi alejhiselam tha: “Nuk ka dyshim se atij tashmë i erdhi vdekja. Për Allah! Edhe unë i dëshmoj atij mirësinë.

Për Allah! Nuk e di se ç’do të bëhet me mua edhe pse unë jam i Dërguari i Allahut.” Ajo tha: “Për Allah! Kurrë pra nuk do të bëj be për përkushtim e pastërti (nga gjynahet etj.) për ndokënd!” (1243)

Lajme