Çfarë duhet të themi kur bie shi dhe kur dëgjojm bubullimat?

Çfarë duhet të themi kur bie shi dhe kur dëgjojm bubullimat?

Së pari: Është transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se kur i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shihte shiun tek po binte, thoshte: “Allahume sajiben nafian (O Allah, bëje atë një reshje të dobishme)”. E transmeton Buhariu (1032) Sipas një versioni të transmetuar nga Ebu Davudi (5099), ai thoshte: “Allahume sajiben henien (O Allah, bëje atë një reshje të lehtë).” Shejh Albani e vlerësoi sahih.

Fjala sajib ka kuptimin; shiu që rjedh dhe bie. Allahu, i Lartësuar, thotë: “Ose ata i gjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë.” Bekare, 19.
Shih: Mealim es-Sunan nga Hatabi (4/146).

Preferohet të dilet në shi e të bie pak mbi trupin e njeriut, për shkak se është transmetuar nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili tha: Kur ishim me të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) na zu shiu. I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ngriti një pjesë të rrobës së tij në mënyrë që shiu të binte mbi të. Ne i thamë: O i dërguari i Allahut, përse e bëre kështu? Ai tha: “Sepse sapo ka ardhur nga Zoti i tij”. Transmeton Muslimi (898). Kur binte shi i ashpër, i dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) thoshte: “Allahume havailejna ve la alejna, Allahume alel ekerimi ve dharabi, ve butunil evdijeti, ve menebiti shexher; Allahu ynë, le të bjerë shiu përreth nesh dhe jo mbi ne, O Allah, (le të bjerë) mbi male e kodrina, mbi shtigjet e luginave dhe vendet ku rriten pemët). ” Transmeton Buhariu (1014).

Sa i përket duasë kur dëgjohet bubullima, është transmetuar nga Abdullah ibn Zubejr (Allahu qoftë i kënaqur me të) se, kur ai dëgjonte bubullimat, ndalej nga të folurit dhe thoshte: Subhane ledhi jusebihu ra’du bi hamdihi vel-meleiketu min hifetihi (I Lartësuar është Ai, që edhe bubullima e falenderon Ate (Perëndinë), por edhe engjëjt, nga droja ndaj Tij ) Sureja Ra’d, :13. Pastaj thoshte: Ky është një paralajmërim i madh për banorët e tokës.

Nuk dimë për ndonjë fjalë nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në lidhje me këtë.Njejtë, nuk ka asnjë dhikër apo dua që është transmetuar nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kur shihen rrufetë, për aq sa dimë. Allahu e di më së miri.

Së dyti: Koha kur zbret shiu është një kohë e mirësisë dhe mëshirës nga Allahu për robërit e Tij, zgjerim i shkaqeve që u sjellin atyre mirësi dhe është një kohë e volitshme ku përgjigjen duatë.Në hadithin e Sahl ibn Sa’dit thuhet se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Dy (dua) nuk refuzohen: duaja pas ezanit dhe duaja kur bie shi”.

Lajme