NËSE NUK E KENI DITUR, EDHE KJO LLOGARITET SADAKË

NËSE NUK E KENI DITUR, EDHE KJO LLOGARITET SADAKË

Enes ibn Maliku (r.a.) transmeton se Pejgamberi (savs) ka thënë:

“Cilido musliman që mbjell një pemë ose mbjell drithë, pastaj prej saj ushqehet një zog, një njeri apo një kafshë, do t’i llogaritet atij sadakë.” (Buhariu)

Hadithi tregon vlerën e mbjelljes që pemëve dhe drithit dhe inkurajon në kultivimin e tokës. Njëherit kjo mund të shërbejë si argument për të rekomanduar marrjen e tokës dhe punimin të saj për të mirën e përgjithshme të muslimanëve dhe për fitim të sevapeve.

Në transmetim të Muslimit thuhet: “… Ajo konsiderohet sadakë deri në Ditën e Gjykimit”, që do të thotë se shpërblimi i asaj vepre do të zgjat derisa të përdoren për ushqim frytet e asaj peme apo ai drithë, madje edhe kur personi që ka bërë mbjelljen e pemës apo punimin e tokës ka vdekur, apo kur toka ka kaluar në pronësi të dikujt tjetër.

Përshtati: Miftar Ajdini

Lajme