“Gabim, pikë!” – zyrtari i PDK-së del kundër vendimit të kryesisë për t’i shkuar Kurtit në takim

“Gabim, pikë!” – zyrtari i PDK-së del kundër vendimit të kryesisë për t’i shkuar Kurtit në takim

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli ka dalë kundër vendimit të Kryesisë së kësaj partie për të marrë pjesë në takimin e së hënës lidhur me konstituimin e institucioneve.

Nga Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar për Reporterin se do të marrin pjesë në takim e ftuar Kurti.

“PDK do te marre pjese ne takimin e ftuar te henen. Si parti kryesore opozitare, qendrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bejme te njohura ne takim”, ka thënë Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

E Cakolli duke shpërndarë disa lajme të publikuara në media për këtë çështje e ka quajtur gabim këtë vendim të PDK-së.

“GABIM! PIKË!”, ka shkruar Cakolli në llogarinë e tij në Facebook.

Gjatë ditës pjesëmarrjen në takimin e së hënës e kanë konfirmuar edhe LDK e AAK.

Lajme