Ku Ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli Dhe Sami Lushtaku, Kur U Sulmua Adem Jashari?

Ku Ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli Dhe Sami Lushtaku, Kur U Sulmua Adem Jashari?

Ku ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku, kur u sulmua Adem Jashari? Historia e re e Kosovës lidhet pashmangshëm me emra të shumtë, ndër më të dalluarit padyshim janë Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova. Njëri me pushkë e tjetri me penë, bënë të mundur e realizimin ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi.

Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz bënë të mundur që krejt bota të kthente sytë, aty ku një familje po rezistonte me një shtet okupator, një familje e tërë po flijohej për liri. Ishte diçka e paparë për botën që edhe fëmijët të luftonin, mos të dorëzoheshin edhe pse e dinin se armiku ishte ushtarakisht më i përgatitur, megjithatë shpresa dhe etja për Liri ishin më të forta se plumbat e armikut.

Pas rënies së Adem Jasharit dhe 52 pjesëtarëve të tjerë të Jasharajve, shumë njerëz postonin fotot me Ademin duke u lavdëruar se ishin shokë të pandashëm, mbi emrin e tij edhe arritën të bënin karrierë politike dhe pasuri pa mund. Thoshin se “as gjumi nuk na ndante me Ademin dhe Hamzën”, “çuditërisht” kur filloi lufta ata nuk qëlluan tek Ademi. Me këso mashtrime ordinere kanë arritur të gllabërojnë vendin, të bëhen ministra e zyrtarë të lartë, përmes mashtrimeve duke u thirrur në familjen Jashari. Në datën 5 mars kur familja Jashari po rrethohej me tanket që po vinin nga Llausha, nëse shokët e tij do të ishin tamam shokë si duhet, do kishin mundësi të afroheshin tek familja Jashari, që sado pak t’i ndihmonin Ademit dhe të tjerëve. Shkruan: Faton Mehmeti

Lajme