Modelja i shkon Arjan Çanit pa reçipeta: Paf të lëvizi xhaketa, ngela unë…

Modelja i shkon Arjan Çanit pa reçipeta: Paf të lëvizi xhaketa, ngela unë…

Kleoniki Delijorgji ka surprizuar gazetarin Arian Çani me veshjen në emision, ku kishte shkuar për të prezantuar këngën e saj të re.

Ajo mbante veshur një kostum të bardhë, xhaketa e të cilit ishte e hapur, por poshtë xhaketës Kleoniki nuk kishte veshur asgjë. Kjo zgjedhje habiti jo pak drejtuesin e emisionit Arian Çani, i cili e komplimentoi modelen për elegancën e saj.

Arian Çani: Ça ke veshur Kleoniki poshtë xhaketës tënde, sepse shoh që ke një gjë tmerrësisht transparente…

Kleoniki Delijorgji: Po asgjë s’kam veshur.

Arian Çani: Mos ia fut kot!

Kleoniki Delijorgji: Po pse çfarë ka?

Arian Çani: Ke vetëm xhaketën? Për një moment tani që lëvize, paf të lëvizi xhaketa dhe op ngela për një moment…

Kleoniki Delijorgji: Po pse ngele?

Arian Çani: Sepse rrallë ndodh që të të vijnë gocat veshur kaq bukur në studio

Kleoniki Delijorgji: E vërtetë

Arian Çani: Kjo është e vërtetë, me një elegancë të paparë

Lajme