Mbyllen të gjitha shkollat, lokalet dhe aktivitete të tjera në Shqipëri nga kjo date?

Mbyllen të gjitha shkollat, lokalet dhe aktivitete të tjera në Shqipëri nga kjo date?

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka planifikuar një mbledhje të jashtëzakonshme këtë fundjavë, me shumë mundësi nesër (e shtunë) për të rishikuar masat kufizuese në Shqipëri.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur për noa.al se në diskutim të ethshëm është kërkesa që vjen nga shumica e anëtarëve të KTE për mbyllje drastike.

Plani është që duke nisur nga e hëna 1 mars dhe për 14 ditë të mbyllen të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat.

Burimet nga KTE bëjnë të ditur se ndonëse nuk ka një deklarim zyrtar mbi mutacionin britanik, ata janë të qartë se shtrirja e infeksionit te moshat e mitura dhe të rinjtë është rrjedhojë e këtij mutacioni.

Po ashtu të mbyllen të gjitha baret e restorantet përjashtuar shërbimin delivery.

Pjesë e planit që po diskutohet është dhe mbyllja e njësive të tjera tregtare sensitive sa i përket përhapjes së infeksionit si parukeritë dhe aktivitete të tjera në ambiente të mbyllura.

Gjatë 2 javëve të ardhshme pritet të ndalohen të gjitha grumbullimet me më shumë se 10 persona në mjedise të hapura apo të mbyllura.

Nuk parashikohet ngushtim i orarit të shtetrrethimi që aktualisht është 20.00 deri 06.00.

Burimet bëjnë të ditur se me këtë masë, qeveria synon të zbusë situatën e koronavirusit në vend, me qëllim që efektet e kësaj mbylljeje të re të japin efekt për muajin elektoral që nis më 24 mars.

Po ashtu qeveria beson se kjo mbyllje në bashkërendim me vaksinat që po shtohen duke arritur në mbi 1 mijë doza ditore, të ulin ndjeshëm zinxhirin e infeksionit. /noa.al

Lajme