Nëna me katër fëmijë mbledhin bidona e kanaçe, vogëlushja: Na tallin rrugëve VIDEO

Nëna me katër fëmijë mbledhin bidona e kanaçe, vogëlushja: Na tallin rrugëve VIDEO

Kamëz/ Nëna me katër fëmijë mbledhin bidona e kanaçe, vogëlushja: Na tallin rrugëve!

Në Kamëz një nënë jeton me dy fëmijët e mitur. Banesën nuk e ka të sigurt pasi nuk mundet ta paguajë. Ajo ndan me gazetaren e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Voltiza Duro një rrëfim emocional. Kjo është historia e jetës së saj dhe kushtet pa shpresë në të cilat ndodhet.

“ Quhem Aida Dokle, 36 vjeç, kryefamiljare, jam nënë e katër fëmijëve. Jetoj në Tiranë me fëmijët e vegjël. Të ardhura nuk kam, nuk kam as ndihmë ekonomike. Jetoj me qira. Të ardhurat e mia i siguroj duke mbledhur bidona. Dalim bashkë me fëmijët dhe mbledhin bidona dhe i shesim tek grumbullimi këtu lartë. Vajza ime e madhe është 17 vjeç ndërsa djali i madh është 18 vjeç. Të dy janë në Elbasan tek prindërit e mi. Prindërit janë në pension. Jam detyruar të ndahem nga fëmijët e mi”,-shprehet Aida, nëna e katër fëmijëve.

Aida mund të mbajë vetëm dy fëmijët e mitur, ata më të mëdhenjtë i ka dërguar të jetojnë me prindërit e saj në Elbasan. Frymën e mban gjallë duke mbledhur shishe e kanaçe rrugëve.

Lajme