Mirupafshim Shqipëri, unë po iki : Po lë familjen, shokët dhe shoqet, do të kthehem vetëm nëse…

Mirupafshim Shqipëri, unë po iki : Po lë familjen, shokët dhe shoqet, do të kthehem vetëm nëse…

Mirupafshim Shqipëri, unë po iki : Po lë familjen, shokët dhe shoqet, do të kthehem vetëm nëse…

Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!
Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vi prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vi më!

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kri mit, dr. ogës, inj orancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend!

Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli! Vr as mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki!
Mirupafshim Shqipëri! Vërja fl akës veten se unë nuk dua të di gjem! Le të di gjen ata që duan ty në zj arr.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Lu ftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë.
Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!
Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura për të cilat Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukur të rruzullit, me malet më të thepisur, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty!
Mirupafshim Shqipëri! Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq vr. asje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vd es nga rastësia.

Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër.
Hap sytë Shqipëri! Lu fta nuk sjell fitore! Tra dhtarëtsjellin fitore të pi sët! Eh, do të më mungosh e marrtë dr eqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pr es vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vij përsëri

Lajme