Ja se kur Albin Kurti pritet të jetë në krye të Qeverisë!…

Ja se kur Albin Kurti pritet të jetë në krye të Qeverisë!…

Fundi i marsit mund të jetë datë për formimin e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kanë kaluar pesë ditë prej që Kosova përfundoi procesin zgjedhor.
Prej këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare parti me fitore bindëse ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

E kjo i hapi rrugë edhe krijimit të institucioneve të reja.

Por, për këtë duhet së pari që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikoj rezultatin, raporton T7.

Në anën tjetër në Organizatën Demokraci Plus tregojnë se kur mund të konstituohet Kuvendi, legjislatura e tetë me radhë.

Krasniqi më tej jep edhe një kohë të përafërt kur mund të formohet ekzekutivi.

Ai beson që nuk do të ketë vonesa në rrugën e formimit të institucioneve të reja.

E në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë që diskutimi dhe publikimi i emrave të kabinetit do të ndodh vetëm pasi të ketë përfunduar plotësisht numërimi dhe certifikimi i zgjedhjeve.

Në mandatin e kaluar qeverisës, ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti pati pesëmbëdhjetë ministri.

Lajme