Ja se si  lutej Profeti (alejhi selam) për të sëmurin

Ja se si lutej Profeti (alejhi selam) për të sëmurin

Ja kështu lutej Profeti (alejhi selam) për të sëmurin

Lutjet për të sëmurin në hadithet e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Prej lutjeve që transmetohen nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është: “La bas tahurun inshaAllahu – Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu!” E përcjell Buhariu

O Allah! Shëroje filanin! -duke përmendur emrin e të sëmurit-.

Buhariu transmeton në “Koleksionin e haditheve autentike” se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri te Sadi në kohën që ai ishte i sëmurë. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “O Allah! Shëroje Sadin!”

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: Kur ndonjëri nga ne ankohej, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e prekte me të djathtën e tij e pastaj thoshte: “Edh-hib el-ba’s rabbe en-nas. Ueshfi ente esh-shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekama – O Zoti i njerëzve! Largoja këtë sëmundje dhe shëroje. Me të vërtetë Ti je Shëruesi. Nuk ka shërim përveç shërimit Tënd. Shërim që në nuk lë asnjë sëmundje pas.” E ka nxjerr Muslimi

Transmetohet nga Abdullah bin Abas radijAllahu anhuma nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush viziton një të sëmurë pa i ardhur vdekja dhe thotë tek ai shtatë herë: “Es’elullahel adhim Rabbel arshil adhim en jeshfijek – Lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë” veçse Allahu Lartësuar e shëron atë nga ajo sëmundje.” E ka nxjerr Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Këto lutje dhe të tjera përveç tyre që saktësohen nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me këtë janë më të mirat për të sëmurin. E nëse bëhet ndonjë lutje tjetër përveç tyre, të gjitha këto janë të mira. Por më të mirat janë ato (lutje) që saktësohen nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

“La bas tahurun inshaAllah”

Shejh Abdulaziz es-Sed’han

Lajme