TikTok po përhap një sfidë që gjoja vetëm vajzat mund ta kalojnë, kurse djemtë jo

TikTok po përhap një sfidë që gjoja vetëm vajzat mund ta kalojnë, kurse djemtë jo

Përdoruesit e TikTok kanë provuar një sfidë që gjoja gratë mund ta kalojnë pa probleme, ndërsa burrat nuk kanë aq sukses.

Shkon kështu: uluni në gjunjë, vendosni bërrylat në dysheme para jush në mënyrë që duart tuaja të mbajnë mjekrën. Pastaj duhet të vendosni një dorë pas shpinës, ndërsa përpiqeni të qëndroni në afërsisht në të njëjtën pozitë.

Duke gjykuar nga njoftimet në TikTok, gratë kanë sukses, por burrat përfundojnë duke goditur kokën në dysheme, transmeton Telegrafi.

Videoja në të cilën Jason dhe Rachel provojnë këtë sfidë mori 1.7 milion shikime.

Një sfidë e ngjashme qarkulloi dy vjet më parë, kur njerëzit u përpoqën të drejtoheshin duke mbajtur një karrige në gjoks, dhe burrat gjithashtu kishin probleme me të. /Telegrafi/

@remus.bujor

#stitch with @jason.rachel why MEN can’t do this?? 🤷🏻 anyone can explain?!♬ Rasputin (7″ Version) – Boney M.

Lajme