23 vjeçja me burrin e saj milioner 56 vjeç  kanë 10 foshnja surrogate, thonë se duan të ketë 105 fëmijë

23 vjeçja me burrin e saj milioner 56 vjeç kanë 10 foshnja surrogate, thonë se duan të ketë 105 fëmijë

Ajo ka 11 fëmijë në total, dhe thotë se nuk janë mjaftueshëm, por meqë është e pamundur që të lind aq fëmijë vet, përdorë nëna surrogate.

Një grua nga Rusia, ka pritur në jetë 10 foshnja surrogate me burrin e saj milioner brenda 10 muajve, shkruan lajmi.net. Mirëpo ajo thotë se kjo nuk është mjaftueshëm dhe dëshiron të ketë 105 fëmijë.

Christina Ozturn, 23 vjeçe, e takoi burrin e vet Galip Ozturk, 56 vjeç, gjatë pushimeve në Batumi, meqë ai është një pronar hoteli.

Ajo ka një vajzë të quajtur Vika që është 6 vjeçe nga një lidhje e mëparshme dhe ata zgjodhën të përdorin nëna surrogate për të lindur foshnjat, sepse donin sa më shumë fëmijë sa më shpejtë.

Fëmija i par, Mustafa, lindi me 10 mars 2020, ndërsa e fundit është Olivia, që lindi me 16 janar 2021.

Ajo thotë se ka një rutinë shumë strikte për kujdesin e fëmijëve, të gjithë flenë në ora 20 deri në ora 6 të mëngjesit.

Lajme