Rikthimi në Manchester United, Adnan Januzaj befason me këtë deklaratë

Rikthimi në Manchester United, Adnan Januzaj befason me këtë deklaratë

Adnan Januzaj beson se ai akoma do të ishte një lojtar i Manchester United në qoftë se Louis van Gaal nuk do të emërohej si menaxher në vitin 2014.

Januzaj së fundmi në një intervistë ka treguar gjithçka se çfarë ndodhi me periudhën e tij me Djajtë e Kuq, transmeton lajmi.net.

Pas disa huazimeve të ‘dështuara’, Januzaj është transferuar në Real Sociedad në vitin 2017 dhe tani po kalon kohë të mirë atje.

“Unë nuk kam pasur rreth vetes njërëz të cilët më motivojnë të jem një lojtar më i mirë dhe kësisoj nuk kam treguar aftësitë e mija më të mira”, është shprehur lojtari.

“Gjatë kohës së Van Gaal, unë duhej të bëja gjithçka që ai thoshte. Unë isha një djalë i ri, duhej të rrija i qetë dhe si themi ne, të mbyllja gojën. Gjëja e vetme që mund të bëja gjatë kohës së tij është të luaja futboll”, vazhdoi tutje.

I pyetur mbi një rikthim të mundshëm te Man Utd, ai tha se nuk e dinë nëse një gjë e tillë do të ndodhë. “Futbolli është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë. Jam në momentet më të mira të karrierës sime. Jam shumë i lumtur për momentin”, përfundoi ai.

Lajme