DITA E TMERRIT
Në Ditën e Gjykimit, Xhehennemin e sjellin 4.9 miliardë engjëj, duke u bazuar në transmetimet profetike (hadithet) e Muslimimit dhe të Tirmidhiut që duket sikur të ishte një qenie e gjallë që ulërin, kollitet, vrumbullon dhe merr frymë, vlon dhe bymehet sikur përpiqet të shkëputet nga engjëjt për të djegur njerëzit për mëkatet e tyre. Pra, janë momente të tmerrit ku çdokush nga njerëzit dhe xhindët do ta shohin, sikur të jenë të paralizuar nga shoku i tmerrit. Si do të jetë për ne atë ditë? Si do të jetë kur ta shohim zjarrin me sytë tanë? Sa do të pendohemi dhe a do të pendohemi atë ditë? Në një ditë kur keqardhjet nuk do të jenë të dobishme më. Andaj, le të pendohemi sot se kurrë ku ka ende kohë dhe akoma jemi gjallë sepse nuk dihet rrjedhoja sesi mund të përfundojmë! Dijeni se si myslimanë mund të biem në hipokrizi! Sepse hipokritët do të jenë në pikën më të thellë të Xhehennemit, sipas Kuranit Famëlartë dhe Traditës Profetike (Sunetit). Allahu e di më së miri!

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.