Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!” [El Gashije, 17].
Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se një delegacion nga fisi Ukkel erdhën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe i dhanë besën për pranimin e Islamit. Por ata nuk ju përshtatën ushqimeve të tokës (së Medines), kështu që u sëmurën dhe iu ankuan për këtë gjë të Dërguarit të Allahut. Ai u tha: “A nuk dilni dhe shkoni te bariu ynë, që të pini nga qumështi i deveve dhe urina e tyre?” Ata thanë: “Po”, dhe shkuan, pinë nga qumështi dhe urina e deveve, u shëruan dhe vranë bariun e të Dërguarit të Allahut, dhe morën tufën e deveve… [Buhariu dhe Muslimi]. Kur Pejgamberi e mori vesh këtë gjë, dërgoi që të kërkonin për ta, dhe pasi i gjetën u dha dënimin e merituar. Në një transmetim tjetër nga Enesi (radiallahu anhu) thuhet se këtyre iu fry barku, pra kishin sëmundjen e hidropizisë. Ibën el Arabi thotë se sëmundja e tyre ka qenë sëmundje epidemike, kurse dikush tjetër thotë se ka qenë sëmundje që prek organet e brendshme të barkut.
Qumështi i devesë konsiderohet ushqimi bazë i beduinëve të shkretëtirës, të cilin e konsiderojnë qumështin më të mirë që ekziston. Qumështi i devesë ndryshon për nga dobitë dhe përbërja e tij në varësi të prejardhjes së devesë, fazës së urinimit dhe mjeljes së saj, moshës së saj, llojit të ushqimit që ha si dhe në varësi të sasisë së ujit që magazinon për të pirë. Qumështi i devesë është qumështi që afron më shumë me qumështin e gjirit të njeriut, madje në shumë raste beduinët e privilegjojnë atë mbi qumështin e nënës për foshnjet e tyre.
Përmbajtja e qumështit të devesë:


Qumështi i devesë konsiderohet si alkalin, por shumë shpejt ai kthehet në thartor nëse lihet për një farë kohe pas mjeljes. Shija e tij gjithashtu është e ndryshme dhe sillet nga shumë i ëmbël deri në të kripur. Qumështi i devesë përmban proteinë nga 4-25%, përmban lëndë të ngurta nga 10-15%, yndyrë sidomos në fillimin e kohës së mjeljes dhe urinimit, deri në 2-3%, lëndë sheqerore dhe posaçërisht lacteous (sheqeri i qumështit) nga 3-6%, klorid sodiumi nga 14-27%, minerale si: hekuri, kalciumi dhe fosfori, si dhe vitamina, si: B1, B2 dhe C.
Një studim i bërë nga një organizatë shtetërore e specializuar, në Emirate, doli me përfundimin se qumështi i devesë ka dobi të mëdha mjekësore, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij proteinore me veti imune mbrojtëse kundër një numri të madh të sëmundjeve të rrezikshme të brendshme (të barkut).

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page