Përveç dronëve me reputacion global Bayraktar TB2 dhe UCAV AKINCI – të njohura si Balena Fluturuese, firma Baykar sot prezantoi edhe një ‘produkt’ të ri në linjën e montimit: Aeroplanin luftarak pa pilot MIUS me emrin “KIZILELMA” (Molla e Kuqe) 🍎.
Bayraktar Kızılelma do të jetë një dron (Mjet luftarak pa pilot UAV) me motor te aeroplanit luftarak – jet, dizajn stealth (gjeneratës së pestë – i pakapshëm për radarët) dhe i aftë për misione ajër-ajër. Ajo pritet të fluturon vitin e ardhshëm, 2023, dhe të mbizotëron qiellin.
Pranë KIZILELMA, shfaqen dy Bayraktar TB2 të paketuara, tre Akıncı TİHA në pjesën e pasme dhe duket se vazhdojnë aktivitetet e prodhimit të 18 Bayraktar TB2 njëkohësisht.
Me këto arritje në fushën e droneve luftarak Turqia ngjitet në super ligen botërore me SHBA dhe Kinën. Ndryshe nga ato , dronët Bayraktar së bashku me sistemet elektronike ajrore, janë të dëshmuar në luftëra dhe njihen tashmë si game-changer.
Dronët Bayraktar TB2 janë eksportuar në 20 vetde të botës dhe tani pas performances në Ukrainë, pritet që linja për të blerë keto produkte të zgjerohet.
Abdylvehab Ejupi

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.