KATËR LUMENJ TOKSORË NGA BURIMET E PARAJSAVE QIELLORE
Nëse i trajtojmë këto burime të lumenjve që burojnë nga nivelet më të larta qiellore, siç janë parajsat mbi shtatë qiej, shumica e njerëzve do të talleshin me to dhe do të thonin se janë marrëzira të fantazive njerzore, e krijuar nga imagjinata. Kjo vjen si rrjedhojë nga koncepti heliocentrik i tezës së Kopernikut reth tokës sferike, duke i hedhë pretendimet e teksteve të feve Abrahamike në koshin e mitologjisë. Por, tradita islame tregon udhëtimin në parajsë të Profetit Muhamed s.a.v.s ku Buraku i bardhë e fluturon atë që ngjitet në një shkëmb në El-Kuds (Jeruzalem) dhe prej andej lart në shtatë qiej. Pas Ademit a.s në qiellin e parë, ai takohet me Jahjanë a.s dhe Isain a.s, Jusufin a.s, Idrisin a.s, Harunin a.s, Musain a.s dhe Ibrahimin a.s. Në parajsë, Profeti Muhamed s.a.v.s sheh një pemë me gjethe dhe fruta të mrekullueshme, dhe dy lumenj të fshehur dhe dy të hapur. Kryeengjëlli Xhibrili a.s i shpjegon se dy lumenjtë e fshehur në parajsë dhe të tjerët janë Nili dhe Eufrati. Pastaj i sjellin tre kavanoza, të mbushura me qumësht, verë dhe mjaltë. Ai merr qumështin dhe pi. Xhibrili a.s pastaj thotë:
“Qumështi është fe; ti dhe njerëzit e tu do t’i përkushtohen asaj”!
Në traditën islame janë të njohura katër emra të lumenjve: Sejhan (Sir Darja), Xhejhan (Amu Darja), Furat (Eufrat) dhe Nil (Nil). Ndërsa, Salsabil është emri i një burimi që është burimi i lumenjve Rahma (mëshirë) dhe El-Keuther (bollëk). Kurse, Sidrat el-Muntaha është një pemë Lote që shënon fundin e qiellit të shtatë, kufiri ku asnjë engjëll apo njeri nuk mund të kalojë por burimet e katêr lumenjve kalojnë nga ivshtati tokë në tokën e parë, përmes burimeve nëntoksore që e lidhë tokën, sipas konceptit geocentrik tê tokës së sheshtë. Këta lumenj janë të njohur edhe në Dhiatën e Vjetër (Tauratiö) ku transmetimi profetik (hadithi) e konfirmon Tauratin. Sidomos, hadithi i Ahmed bin Hanbelit në Musned transmeton:
“Katër lumenj burojnë nga qielli: Firat, Nil, Sejhan dhe Xhejhan.”,
Gjithashtu, në shpjegimin e ajetit të 20-të të Sures el-Mu’munun, jep informacionin e mëposhtëm nga Ibn Abasi:
“Zoti zbriti pesë lumenj nga qielli: Sejhan, Xhejhan, Tigris, Eufrat dhe Nili.”
Në këtë transmetim flitet për një lum që derdhet në Gjirin Persik me dy burime nga parajsa, siç janë Tigri dhe Eufrati. Allahu e di më së miri!
Mukbil Shabani ✍

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page