KODRA “EL-XHUDIJ”
Sipas traditës islame, Nuhu a.s e zbarkoi arkën e tij para 5.000 vjetëve jo në malin Ararat, siç pretendojnë ithtarët e librit por në kodrën El-Xhudij, i cili barazohet me malin Cudi Dağı që ndodhet në rafshnaltat e Mesopotamisë (Turqisë Juglindore). Prej aty u nis me djemt e tij dhe themeloi vendbanimin e parë, Shirnakut. Djali i madh Semi qendroi aty në Veri dhe dy vëllezërit e tij Jafeti dhe Hami u nisën më vonë në fushat pjellore të Mesopotamisë. Gjithashtu e kemi edhe burimin kuranor ku Allahu i Lartmadhëruar thotë qartë, për malin e përmendur në ajetin e 44 të Surës Hud:

“E iu pat thënë: “Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli mizor!” (Kurani, 11: 44).
Gjithashtu parashtrohen pyetje të shumta, duke pretenduar për vende të tjera të zbarkimit të arkës, sikur që janë malet e Himalajëve, rafshnalta e Tibetit, malet e Kaukazit dhe malet e larta të Araratit që ndodhet mes kufirit të Turqisë dhe Armenisë dhe janë të gjitha më të larta se 5.000 m nga niveli i ujit të detit sesa mali Cudi Dağı (El-Xhudij). Megjithatë, Kurani Famëlart tregon për djalin e Nuhut a.s, i cili u ngjit në malin më të lartë të tokës, duke mohuar Allahun e Madhëruar dhe u mbyt nga përmasa e madhe e ujit që shkaktoi Përmbytjen e Madhe Apokaliptike ose Tufanin e Nuhut a.s në tokë ku edhe malet më të larta u përmbyten, duke mos shpëtuar askush nga njerëzit që mohinin Zotin dhe shpëtuan vetëm ata që ishin në arkën e Nuhut a s. Allahu e di më së miri! Huazuar nga -Idris Ng-. Mbishkrimi Mukbil Shabani

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.