SHFAQJA E ZOTIT
Në doktrinën Islame, Zoti nuk mund të shihet me sy në këtë jetë të botës fizike, por besimtarët myslimanë dhe besimtaret myslimane do ta shohin Zotin në jetën tjetër të botës metafizike, edhe nëse Allahu nuk e zbulon plotësisht veten e Tij. Kjo shprehet qartë në Kuranin Famëlart dhe Traditën Profetike (Sunet). Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij të bekuar) tha:
“Dita e Ringjalljes është dita e parë që çdo sy do të shohë Zotin e Plotfuqishëm dhe të Lartësuar.” (Darqutni, Darimi)
Duke përshkruar ngjarjet në ditën e ringjalljes, Allahu i Lartmadhëruar thotë në Kuranin e Shenjtë:
“Atë ditë do të ketë fytyra rrezatuese që shikojnë drejt Zotit të tyre.” (Kurani, 75: 22-23)
Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij të bekuar) u pyet nëse do ta shohim Zotin në Ditën e Ringjalljes. Ai u përgjigj:
“A ju dëmton kur shikoni hënën e plotë?” (Sahih El-Buhari, Sahih Muslim)
“Jo”, u përgjigjën. Pastaj ai tha: “Me të vërtetë, ju do ta shihni Atë në të njëjtën mënyrë.” Në një hadith tjetër Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij të bekuar) tha: “Me të vërtetë, secili prej jush do ta shohë Zotin ditën kur ta takoni, dhe nuk do të ketë asnjë vello ose ndërmjetës midis Tij dhe jush.” ​​(Sahih El-Buhari)
Pra, të shohësh Allahun e Madhëruar gjithashtu do të jetë një favor i banorëve të parajsave qiellore. Në të vërtetë, për besimtarin, të shohësh Zotin është një gëzim më i madh se të gjitha gëzimet e tjera të parajsave qiellore së bashku. Pabesimtarët, nga ana tjetër, janë të privuar nga e drejta e tyre për të parë Zotin në botën tjetër, dhe ky është një dënim më i madh për ta sesa të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet e Xhehennemit të mbledhura së bashku sepse ata nuk do ta shohin kurrë Allahun e Lartmadhëruar. Allahu e di më së miri!
Mukbil Shabani ✍

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.