Viktoria Kovalenko e kujton qartë atë moment.
“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Më shurdhuan. Xhami i pasmë u thye. Burri im bërtiti: ‘Dil nga vetura’”.
Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm.
Nëntë ditë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ndërsa luftimet filluan të intensifikoheshin, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur më në fund të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit.
Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt.
Veronika 12-vjeçare ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm një vjeçe.
Ata morën ato që u duheshin dhe u larguan me makinë nga shtëpia e tyre familjare, përcjell Telegrafi.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page