Fotografia tregon momentet kur presidenti rus, Vladimir Putin po kryesonte një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë në Moskë këtë mëngjes, derisa Rusia po vazhdon të avancojë në Ukrainë në ditën e 16-të të pushtimit, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Gjatë takimit, Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, tha se janë rreth 16.000 vullnetarë në Lindje të Mesme që janë të gatshëm të vijnë të luftojnë në përkrahje të forcave ruse në regjionet e ndara të Donbasit në lindje të Ukrainës, ashtu siç u raportua më herët gjatë kësaj jave.
“Nëse ju vëreni që ka njerëz që shprehin vullnetin e tyre, jo për para, të vijnë dhe të ndihmojnë njerëzit e Donbasit, atëherë ne duhet të u japim atyre atë që ata dëshirojnë dhe ne duhet t’u ndihmojmë atyre që të arrijnë në zonën e konfliktit”, tha Putin.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.