BISHA NGA TOKA
Një bishë do të shfaqet në periudhën eskatologjike, pasi të dalin jexhuxhët dhe mexhuxhët nga toka dhe pasi të vdesë Isai a.s që do të jetë një nga shenjat e medhe apokaliptike të Ditës së Kijametit kur urdhrat e Allahut të Madhëruar do të neglizhohen dhe feja e vërtetë do të jetë shtrembëruar nga njerëzit. Pra, do të jetë aq e shpejtë sa askush nuk mund ta arrijë atë dhe askush nuk mund të shpëtojë prej saj. Ajo është një bishë ose kafshë nga toka e njohur me termin “Dabet el-Erd” (دابةالأرض), e cila do të flasë në gjuhën e njerëzve. Sipas një transmetimi profetik (hadithi), ajo do të shfaqet me shkopin e Musait a.s dhe vulën e Sulejmanit a.s. Me vulë do t’u ndriçojë fytyrat e besimtarëve, me shkop do t’ua thyejë hundët jobesimtarëve. Ai do të thotë:
“Hej, ti atje! Ju jeni të destinuar për në Xhennet! Hej ti atje! Ti je i destinuar për në Xhehennem!”.
Kështu do të njihen besimtarët dhe jobesimtarët nga njëri-tjetri, para se të fryjë era e lehtë nga Jemeni kur të gjithë myslimanët e fundit do të vdesin kur ata do të bien në kontakt me aromën e erës së këndshme. Gjithashtu, Kurani Famëlartë thotë:
“Kur të afrohet koha e realizimit të asaj fjale (për ardhjen e ditës së Kijametit), atëherë ne do t’u nxjerrim atyre një kafshë nga toka, e cila do t’u thotë atyre se njerëzit me siguri nuk i besuan argumentet tona.” (Kurani, 27: 82).
Pra, ajo do të jetë një kafshë e veçant e mrekullive të Allahut të Plotfuqishëm, para tre shembjeve dhe dridhjeve të mëdha që do të ndodhë në Lindje, në Gadishullin Arabik dhe në Perëndim që do të ndërlidhet me dridhjet e mëdha të Ditës së Kijametit kur toka nxjerrë një tokë të re dhe fillon Dita e Gjykimit. Kurse, disa komentatorë e interpretojnë kafshën e tokës me një pushtet ose shtet që vret dhe flet. Allahu e di më së miri!
Mukbil Shabani ✍

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.