SHBA do t’u ofrojnë forcave ukrainase një lloj droni, i ndryshëm nga dronët e tjerë të njohur brenda dhe jashtë Amerikës, për t’i ndihmuar ata në luftë me forcat ruse.

Avionët Switchblade, të cilët Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i dërgojnë në Ukrainë, janë të gjeneratës moderne dhe janë mjaft të ndryshëm nga dronët me të cilët janë mësuar amerikanët, si Predator dhe Reaper, dhe renditen ndër dronët më të mirë të armatosur me raketa të afta për misione sulmuese, ose objektiva njerëzore, përveç misioneve të zbulimit.

Rëndësia e dronëve në luftërat në mbarë botën është rritur me kalimin e viteve. Dronët kanë luajtur një rol vendimtar në zgjidhjen e disa konflikteve, siç është ai midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakut. Gjithashtu, Uashingtoni i përdori ato për të vrarë një numër komandantësh të rangut të lartë të Al Kaedës dhe ISIS, si dhe për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Soleimani.

Ekspertët ushtarakë thonë se shpenzimet globale për dronët kanë parë një rritje të madhe vitet e fundit, pasi ushtria ka investuar rreth 98 miliardë dollarë në këtë lloj teknologjie të re ushtarake.

By Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You cannot copy content of this page